Aminur Rahman i lindur në Dhaka, Bangladesh në vitin 1966 ku është diplomuar në Farmaci. Për momentin ai konsiderohet si një prej poetëve më të njohur jashtë Bangladeshit. Vepra e tij letrare është përkthyer në më shumë se njëzetepesë gjuhë dhe ka botuar katër libra në anglisht, tre libra në gjermanisht, një libër në gjermanisht, japonisht, mongolisht, arabisht, kinezisht, gjuhën e Bahasa Malay dhe rusisht.
Ai është një shkrimtar dhe kritik arti shumë i njohur dhe ka shkruar gjithashtu tre libra ne prozë. Si një përkthyes shumë i njohur ai ka përkthyer dymbëdhjetë vëllime poetike dhe ka redaktuar disa revista letrare dhe libra, ku përfshihen Antologjia SAARC e poezive dhe prozave të shkurtra. Është ftuar dhe ka paraqitur letërsinë e tij në shumë festivale ndërkombëtare letërsie dhe arti, universitete dhe aktivitete kulturore të ndryshme. Ai ka përfaqësuar Bangladeshin në Festivale Poetike në Kolumbi, Malajzi, Indi, Japoni, Sri Lanka, Spanjë, Nikaragua etj. Ai ka marrë çmimet “Chinggish Khaan Gold Medal” (2006), “Heaven Horse Award” (2015) në Mongoli, Numera World Award of Letters (2016) në Malajzi, Çmimin e Kontributit për Poezinë Ndërkombëtare (2016) në Tajvan, Poet Dinesh Das Poetry Prize (2019) në Indi.